Eko Higjiena

Dyshimet për keqpërdorime në fondet për trajtim jashtë vendit, Latifi: Do të ketë ndryshime serioze në bord

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj personave që kanë keqpërdorur me fondet e Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

KOHA ka nisur qe më shumë se një javë publikimin e serisë së hulumtimit për abuzimet me këtë program. Hulumtimi disamujor ka ngritur dyshime për keqmenaxhim e humbje të madhe të parasë në kurriz të pacientëve të sëmurë rëndë, e që s’gjejnë shërim në Kosovë.

Lidhur me këtë, Latifi ka thënë se raportimet e tilla tregojnë për një situatë problematike. Ndaj, ka paralajmëruar se organet kompetente do të merren me këto dyshime për keqpërdorime. Po ashtu, ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime serioze në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

ARKATANA

“E kam thënë edhe publikisht, nëse ka keqpërdorime me këto fonde, organet kompetente do të merren me të. Ne jemi duke grumbulluar informacionet që po marrim nga qytetarët dhe deputetët”.

“Bordi i Fondit do të ketë ndryshime serioze, edhe do të ketë ndryshime të duhura nëse dikush e ka thyer ligjin, pra e ka keqpërdorur pozitën, do të ketë pasoja”, ka deklaruar ministri të mërkurën, gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.