Uji Dea

Dyshime të forta për korrupsion në EULEX

/ 1 minutë lexim

Drejtësisë së EULEX-it nuk i beson as prokurorja më e njohur e tij. Maria Bamieh ka siguruar prova se dy prej zyrtarëve me të lartë të EULEX-it kanë marrë ryshfet për të mbyllur të paktën tri raste të mëdha kriminale.

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Florit, kanë rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit, duke komunikuar dhe takuar sekserë të ndryshëm.

Uji Dea

Ata besohet se janë përfshirë në afera për mbylljen e rastit penal kundër Fatmir Limajt, Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”. Përfshirja e tyre në veprime të rënda joligjore konfirmohet në përgjime telefonike të hetimeve dhe në biseda të zyrtarëve të EULEX-it… (“Koha Ditore”)
© KOHA.net