Uji Dea

Dyshime për kurdisje të tenderit në KOSTT

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tenderi i Operator Sistemit, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/ KEK/OSSH”, është anuluar sërish, por kësaj radhe me kërkesë të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), e cila dyshon për kurdisje të këtij tenderi.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri”, bëjnë të ditur se njëra nga kompanitë që ka qenë pjesë e tenderit së fundi iu është drejtuar AKK-së, e ku kjo e fundit ka konstatuar parregullsi të mëdha gjatë procesit.

Fundamenti

Në bazë të dhënave të siguruara shihet se ky tender është anuluar edhe dy herë më parë, pasi që zyra e Prokurimit me çdo kusht ka tentuar që tenderin në fjalë të ia japë kompanisë “Komtel” të Vegim Gashit, edhe pse kjo e fundit ka ofertuar më çmim dukshëm më të lartë sesa të kompanive tjera që kanë qenë në garë./zeri/