ARKATANA

Dyshime për inskenimin e një aksidenti për të mbuluar vrasjen e një vajze

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Katër burra kishin mbetur të fundit pranë varrit të Kosovare Kurtajt ditën e varrimit në Istog. Ata shihen në një video-xhirim tek bëjnë një bisedë serioze në varreza, shkruan sot Koha Ditore.

Avokati Ramë Dreshaj pretendon se e di çfarë kanë folur ata. Kjo, bazuar në literaturën kriminalistike dhe përvojën e gjatë si polic hetues.

“Ata betohen që të varroset sekreti, qysh është varrosur kjo vajzë sot”, thotë Dreshaj, që ka punuar 20 vjet në Polici, në sektorin e vrasjeve, dhe si trajnues i kuadrove të reja policore.

FIDANISHTJA

Këto pretendime janë injoruar vite me radhë, ani se një dëshmitar ishte i gatshëm të dëshmonte se Kosovarja nuk kishte vdekur në aksident komunikacioni siç pretendonte Prokuroria, por ishte vrarë nga disa njerëz që njihen si “komandantë të Mitrovicës”.

Kosovare Kurtaj (1988), e lindur në Francë, ka vdekur më 4 dhjetor 2010, pak pas mesnatës, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë në Milloshevë.

http://koha.net/?id=3&l=61422

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.