ARKATANA

Dyshim për martesë fiktive, kosovari 32-vjeçar duhet të largohet nga Zvicra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një kosovar 32-vjeçar duhet të largohet nga Zvicra, edhe pse i është dhënë një lejeqëndrim i rregullt

E Enjte, 8 Nëntor 2018 – 13:30 albinfo.ch
Për pesë vite, një kosovar 32-vjeçar kishte jetuar me bashkëshorten e tij në Zvicër. Kosovari kishte një lejeqëndrim të rregullt dhe jetonte në Aargau. Për shkak se ai jetoi me të që nga viti 2008, kosovari u pajis me një lejeqëndrim. Pas pesë vitesh, ai kërkoi një lejeqëndrim të pakufizuar. Por, pasi iu miratua me vështirësi, çifti menjëherë u nda, raporton “Aargauer Zeitung”, transmeton Albinfo.ch.

Vetëm pak kohë më vonë, burri përsëri u martua me një tjetër grua nga Kosova, e cila ka një fëmijë katërvjeçar. Në ndërkohë, ai e ka ndërruar vendbanimin, duke u vendosur në Kantonin e Cyrihut.

Megjithatë, pas gjithë kësaj situate, tek autoritetet lindën dyshimet se mund të bëhej fjalë për një martesë fiktive, njofton më tej Albinfo.ch.

ARKATANA

Pasi bashkëshortja e tij e dytë vjen nga i njëjti vend sikurse ai personalisht. Prandaj, Zyra e Migrimit e Cyrihut dyshoi se i akuzuari kishte zhvilluar një marrëdhënie paralele dhe ai ishte babai i fëmijës. Dyshimi do të mund të vërtetohej apo të zhvlerësohej në bazë të një testi të ADN-së.

I akuzuari nuk ngurroi ta pranojë testin, por nëna e fëmijës refuzoi. Për autoritetet, situata ishte e qartë, ata ia konfiskuan lejenqëndrimin, e refuzuan të qëndrojë në Zvicër dhe ia hodhën poshtë kërkesën për bashkim familjar, për gruan dhe vajzën.

Kosovari u ankua kundër këtij vendimi, informon Albinfo.ch. Lëndën e dërgoi deri në Gjykatën Federale, e cila tani ka marr një vendim: Ankesa e tij është hedhur poshtë. Arsyetimi: Zyra e migrimit është dashur të ushtrojë testin e analizës së ADN-së. Testi ka qenë vendimtar për të vërtetuar pretendimet, por edhe t`i hedhë poshtë ato. Prandaj është e pakuptueshme përse gruaja e refuzoi atë.

https://www.albinfo.ch/dyshim-per-martese-fiktive-kosovari-32-vjecar-duhet-te-largohet-nga-zvicra/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.