Fundamenti

Dymbëdhjetë rezolutat e pazbatuara të Kuvendit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nga fillimi i procesit të dialogut Kosovë – Serbi, përkatësisht nga viti 2011, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar 12 rezoluta të ndryshme, me anë të së cilave është artikuluar qëndrimi i këtij institucioni kundrejt procesit të dialogut, por të njëjtat nuk janë zbatuar asnjëherë deri më tani nga Qeveria, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Organizatat joqeveritare që e monitorojnë punën e Kuvendit kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se moszbatimi i këtyre rezolutave të Kuvendit ka ndodhur pikërisht për shkak se ekzekutivi i vendit nuk ka dashur të dëshmojë transparencë në këtë proces.

Uji Dea

Violeta Haxholli, hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se delegacioni i Kosovës në dialog me Serbinë nuk i ka përfillur këto rezoluta, ku, siç thotë ajo, procesin e bisedimeve e ka bërë shumë jotransparent.

Deputetja nga radhët e koalicionit qeverisës (AAK), Time Kadriaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se rezolutat e Kuvendit janë obligative dhe si të tilla janë zbatuar nga Qeveria.