FIDANISHTJA

Dygolësh i Shaqirit në triumfin e Bayernit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vazhdon rrugëtimi i Bayern Munichut drejt titullit të radhës në Bundesliga. Me rezultat 4-0, bavarezët e mposhtën Freiburgun në Allianz Arena.Pas një krosimi të Diego Contentos, Dante e zhbllokoi rezultatin me kokë (19’), ndërsa ky ishte goli i tij i dytë sezonal.

Në skenë doli Xherdan Shaqiri, i cili mori një top nga Pizarro dhe e dërgoi në rrjet (34’).

22-vjeçari shënoi edhe golin e dytë personal pa përfunduar pjesa e parë. Toni Kroos u angazhua për ta nxjerrë në rast Shaqirin, i cili e ngriti epërsinë në 3-0 për vendasit (41’) dhe njëherësh i dha fund dilemës për fituesin.

Në minutën e 61-të, mesfushori shqiptar u largua nga fusha nën duartrokitjet e publikut në Allianz Arena, ndërsa vendin e tij e zuri Bastian Schweinsteiger, i cili u kthye nga lëndimi.

FIDANISHTJA

Vendasit shënuan edhe një gol deri në fund të takimit. Realizues ishte Claudio Pizarro (88’).

Kjo ishte fitorja e 19-të e Bayern Munichut pas 21 javësh (dy ndeshjet tjera i ka mbyllur me barazim) dhe numëron 59 pikë në krye të tabelës.

Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmundi që me rezultat të thellë (4-0) e ka mposhtur Eintracht Frankfurtin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.