Dyfytyrësia e Vjosa Osmanit
Vetëm një ditë pas kritikave të ashpra ndaj LDK-së për koalicion me PDK, Vjosa Osmani ka ndryshuar qasjen, madje thotë se jo të gjithë anëtarët e PDK-së janë të këqij.
“Ka njerëz profesionist edhe ne PDK, nuk janë te gjithë te këqinjë, s’mund ta përgjithësojmë të keqën”, ka thënë, Osmani pak minuta më pare ne emisionin Interaktiv.
Edhe pse Vjosa Osmani dikur ish-përkrahëse e ngushtë e Fatmir Sejdiut, ka arritur të ngritët lartë brenda partisë edhe në krah të Mustafës, qëndrimet e saj po ndryshojnë brenda natës varësisht nga kalkulimet e saj politike.
Osmani ka qenë njëra ndër anëtarët e LDK-së e cila më së shumti ka pasur paraqitje publike e privilegjuar nga vet z. Mustafa, si rezultat ka arritur që të marr mbi 30 mijë vota në zgjedhjet e fundit.
Tash pas kritikave te ashpra, ndaj koalicionit qëndrimi i saj del të mos jetë parimor.
Ajo në emisionin Interaktiv, ka arsyetuar vendimin e Mustafes duke thënë se nuk ka qenë vendim i tij personal.
“Unë besoj në z.Mustafa në ekspertizat e tij. Unë po mundohem ta vendos vetën në pozitën e tij sepse se ka lehtë”, tha Osmani.
Qëndimi i Osmanit duket të ketë ndryshuar qind për qind. Ajo tha mes tjerash se “është rrethanë e vështirë, po mundohem që ta lëmë prapa shpinës, le të na bind qeveria e re që e keni pasur gabim”.
Vjosa flet me një gjuhë tërësisht ndryshe në raport me kritikat dhe skenat e para pak ditësh. Ajo tha se “nëse dikush del sot e na thotë se Isa Mustafa na ka detyruar që te bashkoheni me PDK është e pa sinqertë”.
Osmani tha se në Këshillin e Përgjithshëm shumica i kane dhenë votën për koalicion me PDK, transmeton zeri.info.
“Kështu qe Isa Mustafa ka zbatuar vullnetin e këshillit të përgjithshëm. Z. Mustafa asnjëherë nuk ka shprehur asnjë preference, por e ka paraqitë situatën cila ka qenë”, flet me ton krejtësisht ndryshe Osmani.
Madje me gjuhë te zbutur deklaron se “normalisht qe lideri në disa raste duhet të marrin vendime të mëdha”
Ajo ka zbutur qëndrimin edhe në raport me SHIK, thotë se nuk është hetuese për te gjetur se kush kë e ka vrarë. Përcjellë zeri.info.
Ndërkaq, sa i përket pakënaqësive ndaj marrëveshjes se Mustafës me Thaëin thotë se duhet ta kthejnë ne pune.
E pyetur nëse do ta përkrahë Isa Mustafën në zgjedhjet e brendshme te LDK-së, ajo dha përgjigje indirekte duke mos dhënë sinjal të qartë. /Zëri/


