United Hospital

Dyfytyrësia e një politike demagogjike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Kujtim Sadriu – Partia Demokratike Shqiptare, me në krye Ragmi Mustafën, më nuk është si ajo e dikurshmja me taban kombëtar e udhëhequr nga Ali Aliu etj, të cilët me tu larguar, ia lanë në dorë partinë, një grupi matrapazësh e dallaveraxhinj, të prirur me shefin e tyre për biznes e kontrabandë mes Luginës dhe strukturave të UDB-së.

Takimi i sotëm i PDSH-së me Këshillin e saj Qendror, nuk është tjetër veç një kamufllazhë e kurdisur për tu hedhur hi syve anëtarësisë së saj të gjerë dhe popullatës, kinse ato kanë shfaqur interesim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin Nacional, që do të mbahen, më 26 tetor të vitit 2014.

Uji Dea

Kjo marrëveshje nuk është e re për mua, nga se kam treguar më herët, qysh në vitin 2012, kur bosi i kësaj partie pati rënë dakord me patologun e Srebrenicës dhe Reçakut. Për arsye se kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa, pa fije turpi ndërron deklarimet në çdo ditë, kështu që me përfshirjen në Këshillin Nacional, ai, do t’na ndërroj Flamurin Kombëtar, me një leckë të vogël për t’ia përshtat pakicave në Serbi, duke na asimiluar dhe shkatërruar si popull në Luginë, ashtu siç bëri dikur në emër të “Shqipërisë natyrale” e me do deklarata luftënxitëse dhe ekstremiste, të cilat për pasoj patën largimin në heshtje të shumë shqiptarëve në BE.

Demagogjia e Ragmi Mustafës, me opsionet e tij të luhatshme politike, të cilat ndërrojnë brenda natës, nuk i kontribuojnë zgjedhjes së problemeve të shqiptarëve, përveç interesave të tyre personale e familjare. Prandaj, mos u befasoni nëse PDSH e Ragmi Mustafës, merr pjesë në zgjedhjet nacionale në Serbi, ai edhe ashtu jashtë qëndrimeve të partisë, merrte pjesë në Trupin Koordinues, të Zoran Stankoviqit dhe në takimet zyrtare me Çoviqit,Tadiqët, Daçiqët e Vuçiqët!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.