Fundamenti

Dyfish më shumë shtesa se pagë për dekanët dhe rektorët e universiteteve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Te disa profesorë në pozita menaxheriale në universitetet publike në Kosovë marrja e shtesave po tejkalon dyfishin e rrogës së tyre bazë. Vetëm shtesat e pesë profesorëve me pozita menaxheriale sillen prej 1805 eurosh, duke e tejkaluar kështu pagën maksimale prej 1492 eurosh, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dekanët, prodekanët, rektorët dhe prorektorët në universitetet publike në Kosovë janë duke marrë paga të majme mujore nga puna e tyre në këto institucione. Kontribut në rritjen e këtyre pagave janë duke dhënë edhe shtesat, të cilat arrijnë dyfishin e pagës bazë. Duke u bazuar në rezultatet e një raporti të publikuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), të ardhurat e stafit menaxherial në universitetet publike në Kosovë janë më të larta se paga e presidentit, siç parashihet ta ketë me ai Ligjin e ri për Paga.

GRANDEMALL

Pagat bazë për stafin akademik të universiteteve publike në Kosovë janë nga 772 euro (asistent) deri në 1.429 euro (profesor i rregullt). Të njëjtit për punën që bëjnë marrin shtesa. Të përkthyera në paga mujore ato mund të arrijnë edhe deri në 3500 euro, shkruan tutje “Zëri”.

Nga hulumtimi i ORCA-s del se 40% e të ardhurave mujore për profesorët me pozita menaxheriale në UP vijnë nga shtesat që ata marrin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.