RajoniPress12:29, 7 Qershor, 2018 | 8 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Avdush Canaj
në kopshtin tim
si lulet çelin poezitë
nëpër metafora
gugurojnë kumritë
dëgëve rimash
kuqëlojnë qershitë
mund t`vini kur të doni
portat janë hapur
ylberi i buzëqeshjes
ju pret përditë
fluturat me harabelin
tregojnë mrekullitë
dyer e dritare
hapin magjitë