United Hospital

Dy vjet të humbur kot nga klasa e dështuar politike

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Sipas analistëve, klasa aktuale politike, pozitë e opozitë, po anashkalon tema të rëndësishme qëllimisht, si: drejtësia, ekonomia, shëndetësia, arsimi etj., ndërsa humbet kohë me çështje, të cilat qëllimisht zvarriten.

OPOZITA MERRET VETËM ME DEMARKACIONIN DHE ASOCIACIONIN

Asnjë temë tjetër nuk trajtohet në nivelet e larta politike

Sipas analistëve, klasa aktuale politike, pozitë e opozitë, po anashkalon tema të rëndësishme qëllimisht, si: drejtësia, ekonomia, shëndetësia, arsimi etj., ndërsa humbet kohë me çështje, të cilat qëllimisht zvarriten

Pavarësisht që Republika e Kosovës ende nuk është konsoliduar sa duhet në aspektin e brendshëm të instalimit të shtetit ligjor, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e të gjitha dukurive devijante, krimit dhe të korrupsionit, klasa politike e përfaqësuar në Parlament pothuajse fare pak është e preokupuar me temat e tilla, derisa kryesisht është e zënë për të diskutuar për Demarkacionin e Asociacionin, por asnjëherë për drejtësinë e dyshuar e të kapur, e cila ka besimin më të ulët të qytetarët në vend, edhe pse kanë kaluar 17 vjet në këtë realitet të ri. Pavarësisht që me drejtësinë lidhen korrupsioni, keqfunksionimi, mungesa e etikës dhe integritetit profesional,mungesa e llogaridhënies dhe e pandëshkueshmërisë, që e shtriu përtokë këtë sistem të padobishëm, as pozita dhe as opozita, si përfaqësim politik e ligjvënës i vendit, nuk interesohen shumë për ta bërë temë debati në Kuvend këtë ngecje të madhe në sistem, por gjithmonë zgjedhin heshtjen kur bëhet fjalë për një sistem të paorganizuar dhe të kapur nga vetë politika. Këtë heshtje analistët politikë e shohin si të qëllimshme, ngase,sipas tyre, si pozita edhe opozita po përfitojnë nga anarkia e instaluar në sistemin e kapur të drejtësisë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Fundamenti

Krimi politik në rritje

Sipas analistit Hidajet Ahmeti, drejtësia është rruga ku shteti mund të vijë në binar të duhur dhe të marrë kahen e një shteti të së drejtës dhe shtetit evropian, por kjo çështje ka mbetur krejtësisht larg interesit politik përfaqësues në Kuvend nga i gjithë spektri politik përfaqësues. “Kosova, e veçanërisht klasa politike udhëheqëse, sistemin e drejtësisë e shohin si rrugë për keqpërdorim, korrupsion, zhvatje, uzurpim, me një fjalë pasurim të jashtëligjshëm dhe trashje të klientelës”, theksoi ai. Sipas tij, në Kosovë nuk pasqyrohet keqpërdorimi i parasë publike dhe korrupsionit përmes rrugëve ligjore, ku keqpërdoruesit e parasë publike e bëjnë vjedhjen e parasë publike, duke shfrytëzuar vakumet dhe boshllëqet ligjore. “Anarkia e instaluar në këto 17 vjet të pasluftës e 9 vjet pas pavarësisë po i konvenon klasës politike e veçanërisht kësaj udhëheqëse. Krimi ekonomik, i cili ka ndodhur për këto vite, jo që nuk ka pësuar rënie, por në kontinuitet po ngrihet në masa alarmante. Nëse me të vërtetë, klasa politike ka pretendime për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë është koha që duhet ta dëshmojë. Politika ka zaptuar sistemin e drejtësisë në mënyrë sistematike dhe të sofistikuar, duke përdorur vakumet dhe boshllëqet ligjore, të cilat akte i kanë miratuar vetë ata, apo bashkë- partiakët e tyre. Kjo është rruga, të cilët po e shfrytëzojnë oligarkët e politikës dhe mafio-politikanët, dhe të njëjtën kohë po mundohen të tregohen se Kosova është në rrugë të duhur dhe të drejtë”, tha Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”. Ai konsideron se edhe opozita duhet të jetë konstruktive dhe të tregojë seriozitet dhe sinqeritet karshi çështjeve me rëndësi për vendin, e në veçanti për keqpërdorimet e njëpasnjëshme që bëhen në sistemin e drejtësisë. “Nëse me të vërtetë opozita hesht karshi kapjes së drejtësisë, rrjedhimisht keqpërdorimeve të njëpasnjëshme në sistemin e drejtësisë, atëherë bashkëpjesëmarrëse dhe bashkëpunëtore në rrugën e të keqes duhet të llogaritet edhe opozita”, potencoi më tej Ahmeti.

Shpresa e vetme te ndërkombëtarët

Analisti Albrim Badallaj konstaton se si pozita, edhe opozita shumë më lehtë po gjejnë rrugë që të diskutohet për çështje që nuk prekin individët direkt, si ajo e Demarkacionit dhe Asociacionit, edhe pse flitet për interesa të shtetit, e në anën tjetër më sfiduese është të trajtohen çështje, si shteti ligjor apo luftimi i korrupsionit, sepse njeriu ndonjëherë nuk mund të dalë kundër vetes. “Stërzgjatja e proceseve, mungesa e llogaridhënies dhe mospavarësia e drejtësisë e kanë humbur shpresën e qytetarëve, si atyre të punësuar edhe të tjerëve të papunë, meqë de fakto më së miri i mbështeten Kanunit për zgjidhjen e problemeve sesa që kanë besim në drejtësinë, qoftë vendore apo atë të EULEX-it. Këtë gjendje të palakmueshme e kanë krijuar partitë politike përmes ndikimit, mungesa e presionit ndërkombë- tar, por edhe vetë përfshirja e qytetarëve në “allash-vereshet” e ndryshme me drejtësinë”, vlerësoi Badallaj. Sipas tij, çdo raport tregon nivelin e lartë të mosbesimit që ekziston karshi drejtësisë nga qytetarët, e nga ana tjetër ka një “statuskuo” nga klasa politike për këtë çështje. “U është bërë e ditur të gjithëve se, pa një shtet ligjor dhe luftim të korrupsionit, nuk ka integrime dhe progres për Kosovën në sferën ndërkombëtare. Shpresa e vetme mbetet nëse ndërkombëtarët ndërmarrin ndonjë aksion të “pastrimit” përmes një fshese të madhe që do t’i depolitizojë institucionet e pavarura dhe nuk do t’i kursejë as politikanët e inkriminuar direkt, apo indirekt”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.