Hidromorava

Dy vite sa dy shekuj, na iku edhe njëri nga ne, Ganimeti, miku im dhe i juaji

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ganimet Klaiqi u nda vetëm fizikisht nga ne dhe nga kjo botë, sepse ai edhe sot dhe përherë do të mbetet në kujtimet tona, do të mbetet i freskët kujtimi për shpirtin e tij të bardhë, për humanizmin e madh që tregonte, do të kujtohet gjatë për anën profesionale të lartë, i edukuar dhe tejet familjar, njeri i fjalës dhe i besës, gjithherë bashkëpunues dhe komunikues i zemrës. Njeri i muhabeteve të rrafshëta, kryefamiljar i përkryer, miqësor, dashamirës i lirisë dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave të gazetarisë.

Ndonëse sot janë bërë dy vite nga ndarja fizike dhe nga një ndarje që as sot e asaj dite e kemi të vështirë e të rëndë ta pranojmë, Ganimet Klaiqi mbetet në zemrat tona, kujtimet tona të bukura e me plotë momente interesante.

Ganimet Klaiqi, e deshti profesionin më shumë se vetën, sakrifikoi e rrezikoi shumë që të len gjurmë në historinë e gazetarisë kosovare. E bënte punën me përkushtim, me zell e dashuri. Dinte të jepte gjithçka nga vetja, përshtatej në të gjitha situatat dhe momentet, qofshin ato të rënda apo të lehtë, të ëmbla apo të hidhura. Edhe sëmundja nuk e gjunjëzoi shpirtërisht sepse në momentet më të rënda doli në mbrojtje të kolegëve të tij. Ky ishte Ganimeti ynë dhe i juaji, i dashtun, i hapun dhe komunikues, fjalëpak, njeri i zemrës e shpirtit, njeri i muhabeteve të rrafshëta, kryefamiljar i përkryer, miqësor, dashamirës i lirisë dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave të gazetarisë.

Mobi Casa

Ganimeti do të mbahet mend gjatë edhe për anën profesionale të tij, për respektin e dashurinë njerëzore që ka treguar ndaj të tjerëve. Janë të rrallë njerëzit sikurse Ganimet Klaiqi i cili ka punuar me shumë devotshmëri në profesionin e gazetarit, duke dhënë maksimumin nga vetja dhe duke qenë në shërbim të lexuesve e publikut.

Ganimeti mbetet një nga figurat më të përkushtuara të gazetarisë, një profesor i dashur, human dhe shumë njerëzor me studentët të cilët i çmojë shumë, me kolegët e UBT-së, ku edhe punojë së fundit./rajonipress/