FIDANISHTJA

Dy vite burgim për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B., duke i shqiptuar dënim prej 2 (dy) vite burgim. I akuzuari me datë 01.07.2019 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Rimanishtë të Komunës së Vitisë, duke e drejtuar automjetin e tij të markës Golf, pa patentë shofer dhe duke mos i’u përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, ku shpejtësia ka qenë e paraparë 50 km/h, ndërsa në bazë të ekspertizës së komunikacionit i akuzuari ka zhvilluar shpejtësi 112 km/h, i cili me anën e djathtë të përparmë të veturës godet këmbësorin S. D., të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me ç’rast merr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por që nuk arrin të mbijeton dhe me datë 08.07.2019, ndërron jetë.

Me këto veprime i akuzuari G. B., ka kryer veprat penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Hidromorava

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B. duke e dënuar me 2 (dy) vite burgim dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.