RCCOLA

Dy vite burg për Cvetko Mirkoviqin

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor Cvetko Mirkoviqin (1959) nga Parteshi për shkak se më 2 korrik 2012 në oborrin e shtëpisë së tij ka goditur dhe sulmuar fizikisht vëllain e tij Zvonko Mirkoviqin duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Gjykata Themelore në Gjilan të martën ka dënuar dhe shpallur fajtor Cvetko Mirkoviqin për shkak se ka sulmuar vëllain e tij Zvonko Mirkoviqin në oborrin shtëpisë së tij raporton rajonipress.

KKVITI

Gjykatësi Ilmi Dalipi e ka dënuar me dy vite burgim efektiv Cvetko Mirkoviqin.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Arben Kadriu, Cvetko Mirkoviq është akuzuar sepse më 2 korrik 2012 në oborrin shtëpisë së tij në Paretsh e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe në kokë vëllait të tij Zvonko Mirkoviqit. /rajonipress/