Uji Dea

Dy vëllezërit Bajoku adutët kryesor të boksit të Kosovës në Kampionatin Ballkanik

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dy vëllezërit të KB Gollaku nga Prishtina, Shpëtim e Bashkim Bajoku, tani e tri ditë me intensitet të lartë po përgatitën me Kombëtaren e Kosovës në boks në qytetin e Gjilanit, për të qenë sa më të përgatitur për Kampionatin Ballkanik i cili do të mbahet në Albena të Bullgarisë me 25 shtator.

Këta vëllezër jashtë ringut janë mjaft të edukuar e të shoqërueshëm dhe nuk të lënë ndonjë përshtypje se merren me boks, përpos që dallohen me muskujt e tyre ku kanë forcën, shpejtësinë, qëndrueshmërinë e trimërin, ndërsa në mes litarve janë “Luana” për kundërshtarët e tyre.

Dy vëllezërit Bajoku njiherit janë ndër boksierët më të mirë në boksin e Kosovës, pasi kudo që paraqiten nëpër arenat e ndryshme janë të pa konkurrencë, këtë e kanë dëshmuar edhe në vitin 2021 në Zagreb të Kroacisë duke u bërë kampion Ballkanik.

Uji Dea

Lidhur me përgatitjet para kampionatit Ballkanik në Bullgari, kapiteni dhe njëri ndër boksierët më të mirë të boksit të Kosovës, Shpëtim Bajoku, ka theksuar. “Është për çdo lëvdatë, gjithçka po shkon në rregull si në ushtrimet kondicionale poashtu edhe ato taktike, për këtë ju jemi mirënjohës trajnerëve të cilët po kujdesen për këto stërvitje, poashtu i gjithë kampi i boksierëve po e japin më të mirën e tyre në këto përgatitje, duke e ditur se në Kampionatin Ballkanik është një konkurrencë jashtëzakonisht e madhe. Do të mundohem dhe do të jap gjithçka nga vetja që të mbrojë këtë titull Ballkanik për ta bërë krenar popullin e shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar kapiteni i Kombëtares së boksit të Kosovës, Shpëtim Bajoku.

\oashtu, Bashkim Bajoku është Kampion Ballkanik i cili bokson në kategorinë 54kg. Bashkimi është i kënaqur me punën e cila po bëhet në këto përgatitje para shkuarjes në Bullgari. “Të jesh në mesin e këtyre boksierëve dhe trajnerëve të cilët nuk po kursejnë asgjë për të na përgatitur është një nder i veçantë. Stërvitjet janë shumë të mira, poashtu edhe akomodimi ku jemi vendosur nuk na mungon asgjë, të gjithë jemi një për të gjithë – të gjithë për një, dhe kjo do të jep rezultate në Kampionatin Ballkanik. E dimë se do të jetë vështirë, por synimi ynë është që ta ngrisim boksin e Kosovës në piedestalin më të lartë, sepse nuk ka krenari më të madhe sesa të mbrosh ngjyrat e vendit tënd”, thekson talenti i madh i boksit, Bashkim Bajoku.

Vëllezërit Shpëtim e Bashkim Bajoku janë krenari e boksit të Kosovës ku si armë të fortë e kanë dorën e majtë e cila është “vrastare” për kundërshtarët në ring./rajonipress/