ARKATANA

Dy vëllezër të mitur kosovarë vdesin pasi u goditën nga treni në Gjermani

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku kanë humbur jetën dy të mitur kosovarë

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë vdekur sot pasi janë goditur nga treni, shkruajnë mediat gjermane.

Sipas mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13-vjeçar ndërsa tjetri 17-vjeçar.

ARKATANA

Sipas informacioneve, dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dytë kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Munihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes, përcjell albinfo.ch.

Zëdhënësi i Policisë tha se drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, megjithatë, ishte shumë vonë. Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal. Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier, e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.

https://www.albinfo.ch/dy-vellezer-te-mitur-kosovare-vdesin-pasi-u-goditen-nga-treni-ne-gjermani/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.