Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Zym të Dragashit, ka njoftuar Zyra për Informim Publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren (DRPK).
Sipas informatave të para nga policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, thuhet se një burrë dhe një grua janë plagosur për vdekje nga një i dyshuar, tanimë i njohur për policinë, i cili ndodhet në arrati, raporton Kosovapress.
Të plagosurit janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Prizren, mirëpo, mjekët vetëm kanë mundur të konstatojnë vdekjen e të dy viktimave.
Policia nuk ka bërë të ditur motivet e vrasjes. /Telegrafi/