KKVITI

Dy të dyshuar arrestohen për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në fshatin Bresalc, të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një tjetër është shoqëruar, pasi që kishin shtënë me armë zjarri disa herë.

Lidhur me rastin janë konfiskuar dy pistoleta, tri gëzhoja, dy thika, pesë fishek dhe 1.08 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Fundamenti

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/