ARKATANA

Dy të arrestuar, trafikonin 9 kg substanca narkotike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pejë – Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë- njësia në Pejë pas hetimeve të kryera kohë më parë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës së Qarkut në Pejë, sot ka realizuar një operacion policor duke kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme në qytetin e Pejës.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “ blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

ARKATANA

Në cilësi të provave materiale gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar 9 kg 562 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një armë qe ka qenë në posedim në mënyrë të paligjshme.

Personat e arrestuar lidhur me ketë rast janë: Burhan. P. (1971) dhe. Ymer. A. ( 1987). Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë rast janë kryer me autorizimin e prokurorit përkatës dhe dy të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /qik/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.