UBT

Dy të arrestuar në Kamenicë, për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me Mallra”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), më konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas pranimit të rastit nga Policia Kufitare, hetimeve paraprake si dhe punës operative në terren, ka arritur të sigurojë informata/dëshmi në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në Komunën e Kamenicës. Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me Mallra”.

I dyshuari M.A. (1970) mashkull kosovar, zyrtar (roje e pyjeve), më datë 05.10.2021 në cilësinë e zyrtarit të Ekonomisë së Pyjeve K.K. Kamenicë, ka damkosur drunjtë për të cilët dyshohet se ka pasur njohuri se janë kontrabanduar.

Më këto veprime i dyshuari M.A. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Uji Dea

Ndërsa i dyshuari i dytë, N.K, (1963) mashkull kosovar, duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi, ka kontrabanduar një masë të konsiderueshme drunore dhe më pas në bashkëveprim me zyrtarin (rojën e pyjeve), ka dashur që masën drunore ta legalizojë (damkosë), në mënyrë që më pas të njëjtat të transportohen në tregun e Kosovës.
Më këto veprime i dyshuari N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Kontrabandim i mallrave”.

Në konsultim me prokurorin e lëndës, masa drunore është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit e lartshënuar, janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.