Dy Sokola Nana Ka
Pa shkronja nuk shkruhet asnjë emër, pa numra-asnjë datë,
pa dashuri s’pushtohet asnjë zemër, pa punë gjithmonë je duarthatë.
E pika e kombit nuk bëhet pa heronj,
pa trima s’ka vlerë lavdia,
pa ruajtur si sytë atdheun,
mund t’i ndërrohet gjeografia.
Pa ndjenja të dala nga shpirti,
art të vërtetë nuk ka,
pa qenë fëmi i prapë,
s’të thotë ndokush qerrata.
Pa e provuar flatërimin,
s’do dishë ç’është lartësia;
të rritur s’e sheh kurrë veten,
pa ditur ç’është fëmijëria.
Pa qenë vetë i uritur,
s’di se sa dhëmb varfëria,
pa lexuar vargje poetësh,
s’di kurrë ç’është poezia.
Vargjet çë shënova më lartë,
s’janë vargje pa mbarim,
u tha, ç’u tha-e qartë,
nga shpirti pikoi ky frymëzim.
për këta dy yje që gjithmonë
janë në shpirtin tim…
Ju të dy o bijtë e mi
Jeni ardhmëria
e këtij VENDI
Ju jeni ata që nëna, me ju jam Krenare
Me dy emra aq të bukur për shpirtin e nënës,
Asllanin si Luan e Dardanin si sokol mali
dy djem trima nëna ka
Kështu bënë trimat tanë,
trimat e nënës Shqipëri,
një amanet nëna për ju ka
te betoheni, flamurin fort shtrëngoni,
atdheun të mos e lëni të copëtuar.
Besa-besë të kaloi ndër breza,
për atdhe të flijohet jeta,
që shqiponja me krenari
të fluturojë përmbi Shqipëri!
Të ketë fole edhe në Kosovë,
në Preshevë e Kumanovë, Plavë, Guci e Çamëri
gjithandej ku ka shqiptari.
Xhuli Spahiu


