United Hospital

Dy shtete në ndjekje të tropojanit që plagosi policin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një shkëmbim me armë zjarri mes të shumëkërkuarit Agim Madani dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, mbrëmjen e së shtunës, në Radavc të Pejës, pati për pasojë një zyrtar policor të plagosur, shkruan sot Koha Ditore.

Identiteti i policit që u plagos po mbahet i fshehtë për opinion për shkaqe sigurie. Ai ka pësuar lëndime në shpinë dhe këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për vendndodhjen e të dyshuarit, Policia e kishte mësuar nga disa banorë të fshatit, të cilët kishin identifikuar tanimë të shumëkërkuarin Madanin, në rrugët e fshatit Radavc.

KKVITI

Siç mëson gazeta, ai nuk ka qenë vetëm, por i shoqëruar me një femër. Që të dy të armatosur.

Prezenca e Madanit, për të cilin në korrik të këtij viti Policia kishte publikuar një fotografi si person të dyshuar për disa vepra penale, kishte frikësuar banorët e Radavcit që e kishin parë edhe të armatosur.

http://koha.net/?id=3&l=73889

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.