Dy shtetas të Serbisë ndalohen nga policia kufitare, për kalim të paautorizuar të kufirit
Gjilan – Në fshatin Stublinë, të Gjilanit njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy të dyshuar-shtetas të Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje, në procedurë të shpejtë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


