United Hospital

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut ndalohen në Gjilan për kalim të paligjshëm të kufirit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në territorin e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 6 korrik 2026, rreth orës 17:00, në fshatin Dunavë të Gjilanit. Gjatë kontrolleve në terren, zyrtarët policorë kanë ndaluar dy automjete të drejtuara nga dy meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

UBT

Hetimet fillestare kanë konstatuar se të dyshuarit kishin hyrë në Kosovë duke kaluar në mënyrë të paligjshme vijën kufitare, jashtë vendkalimeve të autorizuara.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë penale për veprën “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.