KKVITI

Dy shqiptarozviceranë, kandidatë për asambleistë në Emmen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy kandidatë me prejardhje shqiptare. Bëhet fjalë për Bujar Berishën dhe Dritan Sylejmanin, të cilët garojnë për SP-në.

Më 1 maj mbahen zgjedhjet për Asamblenë Komunale të lokalitetit Emmen (kantoni Lucern). Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy kandidatë me prejardhje shqiptare. Bëhet fjalë për Bujar Berishën (fotograf dhe rok muzikant) dhe Dritan Sylejmanin, afarist.

Tashmë në hapësira të ndryshme të Emmen-it mund të shihen pllakatet në të cilat prezantohen në mes të tjerëve edhe portretet e dy kandidatëve të përmendur.

Hidromorava

Të kujtojmë se Bujari është duke e kryer tashmë mandatin e parë në këtë pozicion dhe po kandidon për mandatin e dytë.

Si Bujari ashtu dhe Dritani janë pjesë e listës së Partisë Socialdemokrate (SP). Ata, si “secondo”, brez i dytë i migracionit në Zvicër, kanë një reputacion të mirë në rrethin ku jetojnë dhe pritet të kenë sukses në këto zgjedhje.

Duke qenë se në Emmen jeton një numër të madh shqiptarësh me shtetësi zvicerane, të cilët pra kanë të drejtë vote, pritet që ata të shfrytëzojnë në mënyrë sa më masive këtë të drejtë dhe të votojnë për dy kandidatët me prejardhje shqiptare./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.