Fundamenti

Dy shqiptaret bëhen bashkë, Rita Ora dhe Bebe Rexha ndajnë çmim në iHeartRadio

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë paraqitur bashkë në skenën e ‘The Forum’ në Los Angeles për të ndarë një çmim në kuadër të edicionit të sivjetmë të iHeartRadio Music Awards.

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore e kanë ndarë çmimin për bashkëpunimin më të mirë dhe kanë shkëlqyer së bashku.

Trofeu për bashkëpunimin më të mirë shkoi për “The Chainsmokers” dhe “Coldplay”.

Gjatë konferencës për media në Prishtinë (me rastin e koncertit për festën e Pavarësisë së Kosovës), Rita kishte thënë se Bebe ishte njëra prej shoqeve të saja më të mira.

“E kam pasur rastin të takohem me Beben në New York dhe ajo tash është një prej shoqeve të mia më të mira”.

United Hospital

“Ajo është shumë argëtuese dhe shumë e mirë”, ishin fjalët e këngëtares 27-vjeçare.

Rita madje kishte pohuar se ishte e gatshme që në të ardhmen, me Beben dhe Dua Lipën të bënin një koncert të përbashkët para fansave shqiptarë.

“Nuk e kam pasur rastin të takohem me Duan, ajo është duke e bërë turneun e saj dhe unë jam duke bërë turneun tim dhe gjërat e mia. Por, kurrë nuk i dihet, ‘asnjëherë mos thuaj kurrë’”.

“Më njihni mua, unë kam qenë këtu dhe jam e gatshme ta pranoj, jam e gatshme që të gjithë të më bashkohen dhe të bëjmë diçka të shkëlqyeshme”, ishte shprehur Rita. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.