Dy shqiptare në Top 10-ën e Anglisë

Jemi një vend i vogël, por talentet i kemi të mëdha. Për herë të parë në historinë e muzikës shqiptare, dy artiste me origjinë nga vendi ynë arrin të klasifikohen në radhitjen e 10 këngëve më të shitura në Angli! Rita Ora gjendet në vendin e parë me “I Will Never Let You Down”, ndërsa Bebe Rexha në vendin e 10 me “Take Me Home” (pozicionin më të lartë e ka pasur në vendin e pestë).
Vite më parë e kishim predikuar, që shumë shpejt brezi i ri i artisteve shqiptare nga diaspora do të pushtojë tregun muzikor dhe…ja ku jemi! Suksese të dyjave dhe sa më shumë artiste të tjerë pafshim ne radhitjet e këtyre top listave botërore. Sa për sugjerim mirë do ishte të bënin një duet së bashku ose të paktën Rita të këndonte një këngë të kompozuar nga Bebe Rexha, që mund të ishte dhe hiti që ajo kërkon për suksesin në Amerikë.