Uji Dea

Dy shqiptare, kandidate për zgjedhjet lokale në Bari të Italisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Eva Meksi dhe Uljana Gazidede janë kandidatet shqiptare që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë, shkruan albinfo.ch.

Lajmi për kandidimin e dy shqiptareve është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të ministrit të Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majkos.

“Eva Meksi u vendos në Bari 28 vjet më parë, ajo është e njohur në komunitet si kineaste dhe përkthyese, ka vendosur të garojë për të kontribuar në qytetin që e priti dhe e ndihmoi tri dekada më parë. Uljana Gazidede, avokate në profesion është e specializuar në të drejtën e emigracionit dhe ka ndjekur çështje të ndryshme të emigrantëve në Itali”, kanë shkruar në faqen zyrtare, përcjell albinfo.ch.

Zgjedhjet lokale në Bashkinë e Barit në Itali do të mbahen më 26 maj të këtij viti.

Eco Higjiena

Edhe në vendet e tjera të Europës janë disa shqiptarë që po kandidojnë në zgjedhjet tripalëshe të BE-së.

Dy shqiptare, kandidate për zgjedhjet lokale në Bari të Italisë