UBT

Dy shqiptarë humbin jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viktimat janë një grua 38 vjeç dhe një burrë 28 vjeç, të dy shqiptarë

Dy persona me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në Itali në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Aksidenti ndodhi në autostradën A14 Bologna – Taranto. Viktimat janë një grua 38 vjeçe dhe një burrë 28 vjeç, të dy shqiptarë. Mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, përcjell albinfo.ch.

Automjeti i tyre, Renault Clio, u godit në pjesën e pasme nga një makinë Volkswagen Passat. Përplasja ishte aq e fortë, saqë u shkaktoi vdekjen e menjëherë dy shqiptarëve.

ARKATANA

Në automjetin e dytë udhëtonin 3 persona me origjinë italo-zvicerane. Dy burra dhe një grua mbetën të plagosur, por gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Autoritetet italiane janë duke hetuar dinamikën dhe rrethanat se çfarë e shkaktoi përplasjen mes automjeteve që rezultoi fatale për dy shqiptarët. Mësohet se 28-vjeçari banonte në Imola, kurse 38-vjeçarja jetonte në Galeata.

https://www.albinfo.ch/dy-shqiptare-humbin-jeten-ne-itali-si-pasoje-e-nje-aksidenti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.