Mobi Casa

Dy shqiptarë gjykohen për abuzim të 400 mijë eurove të sigurimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Babë e birë me qëndrim në Gjermani paditen se kanë abuzuar mbi 400 mijë euro të kompanive të ndryshme të sigurimit shëndetësor dhe aksidental.

Dy meshkuj, babë e birë, shqiptarë nga Kosova po përgjigjen për veprën penale të mashtrimit të sigurimeve para Gjykatës së Landit në Regensburg. Ata paditen se kanë abuzuar në këtë mënyrë mbi 400 mijë euro të kompanive të sigurimit.

Avokatët e dy kosovarëve kanë kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak se nuk kanë pasur kohë të studionin gjithë lëndën e cila kap mbi 3000 faqe të shkruara. Por trupi gjykues e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

GRANDEMALL

Shoferi profesionist 44 vjeçar dhe djali i tij 24 vjeçar dyshohen se kanë përvetësuar 340.000 euro nga një kompani e sigurimeve të aksidenteve. Ata me diagnoza të falsifikuara mjekësore kanë dashur të krijojnë përshtypjen se babai, pas një rrëzimi nga një shkallë ka pësuar paralizë të shtyllës kurrizore. Po ashtu me dokumente të falsifikuara ata kanë përfituar nga një firmë sigurimesh për paaftësi profesionale edhe 24000 euro për 44 vjeçin.

Veç këtyre, babai ka marrë edhe një shumë prej 70 mijë eurosh, duke përvetësuar pensionin e një personi të vdekur. Që nga arrestimi në muajin maj, 33 vjeçi ndodhet në burgu për hetime.

Trupi gjykues në Regensburg ka caktuar nëntë seanca gjyqësore për këtë rast. Më 26 shkurt vazhdon procesi. Gjykata ka ftuar gjithsej 26 dëshmitarë për rastin.(albifo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.