United Hospital

Dy shqiptar nga Podujeva arrestohen në Gjilan, sulmuan një gjilanas me shufra hekuri

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një incident që ka ndodhur në një kafiteri në qendër të qytetit në Gjilan. Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se dy të dyshuarit Shqiptar shtetas të Kosovës nga fshati Peran, komuna Podujevë kanë shkuar në një kafiteri, aty ku gjendej viktima po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim në Gjilan duke kërkuar nga ai që të takohen.

Me të dalur nga kafiteria të dyshuarit kanë filluar ta godasin viktimën, njëri me një shufër, ndërsa i dyshuari tjetër sipas dy dëshmitarëve kishte pas në posedim një revole.

Nga ky sulm viktima pëson lëndime të lehta trupore në kokë, ku pas tretmanit mjekësor ai është liruar në shtëpi.

Besohet se motivi që ka shtyrë të dyshimtit në kryerjen e këtyre veprave penale, ka qenë një borxh i më hershëm.

FIDANISHTJA

Të dyshuarit fillimisht kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Pas një pune mirë të organizuar operative dy të dyshimtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të Novobërdës në fshatin Makresh, Komuna Novobërdë.

Dy të dyshuarit janë sjell në stacionin policor në Gjilan ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që personat e dyshuar të ndalohen në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në PTH njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.