FIDANISHTJA

Dy shpërthime në lagjen e emigrantëve shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia suedeze raporton se dy makina bombë kanë shpërthyer në një lagje multietnike, duke tronditur Malmon, qytetin e tretë të Suedisë

Policia thonë se dy bomba-makinë kanë shpartalluar dhjetëra dritare në këtë lagje por përveç dëmeve materiale në objektet përreth shpërthimeve, nuk është njoftuar për dëme në njerëz.

Zëdhënësja e Policisë suedeze, Linda Pleym, thotë se “askush nuk është plagosur nga shpërthimi në Rosengaard, një lagje e dominuar nga emigrantët kosovarë, irakianë, boshnjakë dhe libanezë. Një makinë-bombë shpërtheu në themelet e një ndërtese, ndërsa tjetra në një parking”, transmeton AP-ja.

KKVITI

Sipas Pleym, askush nuk u plagos ne këtë lagje gjatë shpërthimit të së shtunës në Rosengaard, ku është koncentruar një numër i madh emigrantësh të dominuar nga emigrantët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia si dhe azilkërkues të tjerë nga Bosnja, Iraku, Libani etj.

Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e gjurmëve të mbetura. Njëkohësisht po zhvillon hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë vendosur eksplozivin.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtyre dy shpërthimeve dhe nëse ato ishin të ndërlidhura. Ende nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar. Shpërthimet e djeshme ishin të fundit në një seri shpërthimesh që ka tronditur qytetin jugor të Suedisë këta muajt e fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.