FIDANISHTJA

Dy shoqata të grave në Viti kërkojnë parcela për punësimin e femrave

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nexhmedin Ramiqi kërkoj që organet komunale të shikojnë mundësitë që në fshatin Sllatinë e Ulët dhe Binqë të ndahen parcela me qëllim që të ndërtohet një objekt i vogël ku gratë e këtyre shoqatave do të kenë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të tyre afariste.

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami ka pritur një delegacion të shoqatave të “Grave Gjelbina” dhe” Sweet Cake” nga fshatrat Sllatinë e Ulët dhe Binqë, shoqata këto të cilat përkrahen nga Iniciativa për Komunitetin Kosovar dhe nga organizatat Suedeze .

Sipas përfaqësuesve të këtyre shoqatave qëllim kryesor i tyre është zbutja e papunësisë dhe atë përmes plasimit të produkteve ushqimore në treg.

Nexhmedin Ramiqi nga Iniciativa për Komunitetin Kosovar kërkoj nga organet komunale që të shikohen të gjitha mundësitë që të përkrahen këto shoqata pasi kjo sipas tij është në të mirën e qytetarëve , zbutjen e papunësisë si dhe inkuadrimit të grave në biznes.

GRANDEMALL

Ai kërkoj që organet komunale të shikojnë mundësitë që në fshatin Sllatinë e Ulët dhe Binqë të ndahen parcela me qëllim që të ndërtohet një objekt i vogël ku gratë e këtyre shoqatave do të kenë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të tyre afariste .

Ndërsa zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami tha se çdo iniciativë që është në të mirën e qytetarëve, por në veçanti të grave dhe mirëqenies së tyre është e mirëseardhur nga Institucionet Komunale, duke shtuar se me çështjen e pronave merret ekskluzivisht Kuvendi Komunal andaj i sugjeroj ato që për këtë të shkojnë me procedurat e rregullta ligjore.

Ndërsa Avni Minisni Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural theksoi se kjo drejtori do të shikon mundësinë që të ndihmoj këto shoqata, por shtoi se për këtë vit një gjë e tillë është e pamundur duke nënvizuar se për vitin tjetër kjo drejtori do t`i këtë parasysh edhe këto shoqata.

Ndërsa Ibadete Hyseni zyrtare për barazi gjinore në Viti mirëpriti këtë iniciativë duke shtuar se kjo komunë është e gatshme që të ndihmoj projektet e ndryshme të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik por edhe inkuadrimin e grave në biznes. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.