Dy serb ndalohen nga policia, kaluan ilegalisht kufirin

Gjilan – Në fshatin Pogragjë, të Gjilanit është raportuar se dy të dyshuar meshkuj serb janë ndaluar nga policia deri sa ishin me veturën e tyre me targa të Serbisë dhe dyshohet se kanë kaluar kufirin Serbi – Kosovë në mënyrë ilegale.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/