Dy rrugët e Selishtes së Gjilanit asfaltohen në fund të tetorit

Gjilan – Komuna e Gjilanit po vazhdon me ndërtimin e dy rrugëve në fshatin Selishtë të Grykës së Karadakut në gjatësi prej rreth dy kilometrash, e cila është mjaft e rëndësishme për qarkullim të banorëve.

Punimet i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe ai i Urbanizmit, Bekim Bajrami, të cilët prej operatorit kanë marrë zotimin se në fund të muajit tetor do të asfaltohen këto rrugë sipas standardeve më të larta.

“Në këto dy rrugë, të cilat po i ndërtojmë me mjete vetanake, kemi pasur vonesa dhe i kemi dhënë ultimatum operatorit që deri në fund të këtij muaji t’i realizoj sepse tashmë po i ofrohemi stinës së dimrit dhe asfaltimi i këtyre rrugëve është jetik për banorët e Selishtes. Kemi ngecje edhe tek arteria kryesore për shkak se Ministria e
Infrastrukturës nuk i ka lëshuar mjetet”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai ka informuar se Komuna po vazhdon me investime me dinamikë të madhe edhe në fshatra tjerë dhe në lagje të qytetit në ndërtimin e katërshes infrastrukturore, ku përfshihen rrugët, kanalizimi, rrjeti i ujësjellësit dhe ndriçimi publik./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).