UBT

Dy rrugët e LDK-së

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Adrian Çollaku-Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mandat deri më 2016, ka vënë para sfidave shumë të mëdha Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila është pjesë e marrëveshjes politike të arritur para një viti për tejkalimin e krizës politike që kishte kapluar vendin pas rrëzimit të Behgjet Pacollit nga posti i presidentit.

Partia e Isa Mustafës tani duhet të zgjedhë që ose të respektojë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit marrëveshja politike që është nënshkruar në prill të vitit 2011 është e pavlefshme, duke i dhënë të drejtë Jahjagës të qëndrojë në krye të shtetit edhe për katër vjet, ose ta shfrytëzojë tërë fuqinë politike që ka, duke e bllokuar procesin e reformës kushtetuese e zgjedhore dhe ta detyrojë Jahjagën që të japë dorëheqje, por duke e bartur me vete rrezikun e pashmangshëm të përballjes me presionin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve.

Pra, Isa Mustafa dhe partia e tij i kanë dy rrugë, njërën prej tyre detyrimisht duhet ta zgjedhin.

Rruga e parë është ajo e “lejimit” të qëndrimit të Atifete Jahjagës në krye te shtetit, e cila do të ishte edhe shumë më e lehtë, për faktin se LDK-ja do t’iu shmangej presioneve ndërkombëtare, sidomos kur kemi parasysh mbështetjen e fuqishme që i dhanë Jahjagës përfaqësuesit ndërkombëtarë, posaçërisht ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon, gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

Nëse partia më e madhe opozitare do ta zgjedhë këtë rrugë, atëherë automatikisht do ta respektonte edhe vendimin e instancës më të lartë gjyqësore në vend- Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Por, në anën tjetër, kjo parti do të dëmtohej në aspektin e brendshëm. Përpos që anëtarët e kësaj partie do të demoralizoheshin, për faktin se qëndrimi në opozitë do të jetë edhe më i gjatë, automatikisht ata do të “lodheshin”, do të dobësohej edhe më shumë pozicioni i LDK-së jo vetëm tek votuesit dhe simpatizantët e saj, por edhe tek opinioni publik kosovar.

Hidromorava

E, në rast se partia e Isa Mustafës do të zgjidhte rrugën e dytë, atë të bojkotimit dhe bllokimit të reformës zgjedhore dhe kushtetuese, në mënyrë që ta detyrojë Jahjagën të heqë dorë nga posti i presidentes, atëherë ajo do të hapë “fronte” me ndërkombëtarët. Gjë kjo jo shumë e preferuar për pozicionin e një partie në Kosovë, kur dihet ndikimi dhe fuqia e madhe që e kanë ndërkombëtarët, e sidomos amerikanët në Kosovë.

Megjithatë, nëse LDK-ja do të arrijë që të rezistojë deri në fund nga presionet e ndërkombëtarëve dhe arrin që ta detyrojë Jahjagën që të largohet nga pushteti, automatikisht kjo parti do të fitojë jo vetëm simpatinë e votuesve e simpatizantëve të saj, por do të fillonte një epokë e re për LDK-në.

Prandaj, Isa Mustafa dhe LDK-ja duhet të jenë shumë të kujdesshëm për hapat që do t’i ndërmarrin ditët në vazhdim. Nëse LDK-ja të martën ka nisur bllokadën e reformës zgjedhore pa i llogaritur mirë si duhet këta dy hapa dhe rrezikun që mund t’i kanoset, atëherë ajo mund të digjet keq.

Madje, më keq se që mund ta kenë imagjinuar vetë drejtuesit e saj. Por, nëse ka hyrë “për liri a vdekje” dhe arrin ta realizojë qëllimin, atëherë LDK-ja i ka shanset shumë të mëdha që të këndellet, e pse jo edhe ta marrë pushtetin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.