FIDANISHTJA

Dy rrugë të qytetit të Vitisë së shpejti do të bëhen me trotuar dhe ndriçim publik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe “Lidhja e Prizrenit“ qe gjendën në qytetin e Vitisë. Ky projekt përndryshe realizohet me bashkëfinancimin e Projektit DEMOS dhe Komunës së Vitisë.

Ndërkaq në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe banorët të kësaj pjese.

Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, duke folur para qytetarëve lidhur me realizimin e projektit në fjalë ndër tjerash tha se komisioni i formuar nga projekti Zviceran DEMOS dhe komuna e Vitisë do të përkujdesën që projekti i ndërtimit të trotuarit dhe ndriçimit publik të përfundoj me cilësinë e duhur. “Plani dinamik dhe kualiteti i këtij projekti do të realizohet në afatin e paraparë dhe përfaqësuesit e kompanisë së zgjedhur dhe komisionit të përbashkët nga DEMOS-i dhe Komunës nuk do të lëshojnë pe rreth kualitetit dhe dinamikës” u shpreh Kryetari Haliti.

ARKATANA

Ai ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë është në dijeni me nevojat e banorëve të kësaj ane duke paralajmëruar se së shpejti do të fillon edhe rregullimi i një parkingjeve të reja pranë varrezave të dëshmorëve, qytetit dhe të fshatit Kabash duke potencuar se komuna do të shikoj mundësitë që në këto lagje ku edhe filluan punimet e trotuarit dhe ndriçimit publik të përforcohet kapaciteti i furnizimit me ujë të pijes.

Ai po ashtu shpalosi idenë e Qeverisë Komunale që të ndërlidhë rrugën e tregut të gjelbërët me tregun e Kafshëve. Gjatë prononcimit të tij, kryetari Haliti në veçanti ka falënderuar projektin DEMOS që është bashkëfinancues i këtij projekti por edhe të shumë projekteve të tjera të cilat sipas tij janë në interes të qytetarëve vitias.

Vlera e tërësishme e ndërtimit të trotuarit dhe ndriçimit publik që do jetë në gjatësi prej afro 2 km është rreth 110 mijë euro, ku projekti DEMOS ka participuar me 50 mijë euro ndërsa pjesa tjetër nga vetë Komuna e Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.