Dy raste të tjera pozitive nga Kamenica, një nga Rogana dhe një tjetër nga Koretini

Kamenicë – Nga IKSPP u njoftuam edhe për dy (2) raste të tjera pozitive me COVID-19 në komunën tonë. Prej këtyre rasteve një është nga Rogana dhe një nga Koretini ka shkruar Qëndron Kastrati.
“Numri i përgjithshëm i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritur në 46, kurse kemi akoma edhe pesë (5) raste të tjera aktive. Jini të kujdesshëm në raport me respektimin e udhëzimeve, sepse vetëm në këtë mënyrë e parandaloni shpërndarjen e virusit Korona” ka shkruar Kastrati./rajonipress/