Fundamenti

Dy raste në Viti ku policia konfiskoi armë e municion

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kosovar, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes për një rast vjedhje, kanë gjetur dhe konfiskuar; një pushkë gjuetie dhe 42-fishekë cal-12mm, një pushkë ajrore dhe 24-fishekë kalibra të ndryshëm.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Eco Higjiena

Kurse në Drobesh të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një fushë të hapur kishte shtënë tri herë me armë te zjarrit në drejtim te tokës.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri revole me karikator me nëntë(9) fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/