Dy qeveritë, 10 marrëveshje gati
Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe e asaj të Shqipërisë që do të mbahet më 23 mars në Tiranë, pritet të përfundojë më nënshkrimin e së paku dhjetë marrëveshjeve në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe për bashkëpunimin ndërkufitar.
Ndërkohë që pritet që në këtë mbledhje të përgatiten edhe disa pika për çështje tjera e të cilat do t’i paraprinin një takimi tjetër të përbashkët.
Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë që përfaqësuesit e partive opozitare në vend kanë thënë se mbledhjet e përbashkëta të të dy qeverive duhet të kenë zhvillim më praktik.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka sqaruar për “Zërin” se ekzekutivi i vendit pret arritjen e së paku dhjetë marrëveshjeve me Qeverinë shqiptare./zeri/


