Fundamenti

Dy projekte të Berivojcës në konferencën e donatorëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, shefi i personelit Faton Biqkaj dhe përgjegjësi i zyrës komunale të komuniteteve Dejan Blagojevic, së bashku me përfaqësuesit e Këshillit Lokal të Berivojcës morën pjesë në Konferencën e donatorëve të organizuar në Prishtinë nga Agjecioni Kosovar për Avokim dhe Zhvillim dhe UNHCR.

Nga Kamenica u prezantuan dy projekte të fshatit Berivojcë , Ndërtimi i shkollës fillore për nxënësit shqiptar në Berivojcë dhe Riasfaltimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve.

Vlera e përgjithshme e projekte të prezantuara është rreth 350 mijë euro. Në këtë konferencë morën pjesë Ambasada të ndryshme dhe organizata të tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

ARKATANA

Projektet u prezantuan nga përfaqësuesit e Këshillit Lokal të Berivojcës, të cilët folën për rëndësinë që ato kanë për komunitete që jetojnë aty.

Nënkryetari Fatmir Matoshi duke folur për rolin e komunës në këto projekte midis tjerash tha, se “Komuna ka obligim që të krijojë kushte më të mira për të gjithë banorët e vet, ne si komunë kemi vullnetin dhe angazhohemi maksimalisht për këtë, por mundësitë buxhetore i kemi të limituara. Komuna e Kamenicës për vitin 2016 ka vetëm 351 mijë euro për investime kapitale, prandaj nevoja e mbështetjes nga donatorët është më e madhe se kurrë më parë. Këta banorë meritojnë kushte më të mira jetese, dhe ne do të punojmë me secilin donator të mundshëm që këto projekte të realizohen sa më parë” tha nënkryetari Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.