Uji Dea

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës intervistohen si të dyshuar për vrasjen e Enver Zymerit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dy pjesëtarë aktivë të Policisë së Kosovës janë marrë në pyetje nga zyrtarët e EULEX-it në procesin e hetimeve për vrasjen e policit Enver Zymeri.

Siç mëson KALLXO.com, njëri nga pjesëtarët e policisë mban gradën e kapitenit dhe punon në regjionin e Veriut të Mitrovicës ndërsa i intervistuari tjetër punon si polic.

Bastisjet dhe intervistimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë konfirmuar edhe nga zyrtarë e EULEX-it.

UBT

“Me 12 shkurt 2015 Policia e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale të veriut ka kryer një bastisje me urdhër të gjykatës, lidhur me hetimet mbi vrasjen e Enver Zymerit”, ka konfirmuar Besa Domi zëdhënëse e EULEX-it.

Ajo ka konfirmuar se dy persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe përveç intervistimit atyre u janë bastisur edhe shtëpitë.

Polici i njësive special Enver Zymeri u vra me 25 korrik 2011 në pjesën veriore të Kosovës gjatë operacionit të policisë në kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31./kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.