Fundamenti

Dy palët kanë faj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fajin për publikimin e bisedave private mes zyrtarëve të PDK’së nuk e ka vetëm mbrojtja e të akuzuarve në Ministrinë e Transportit. Kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut, Aleksandër Lumezi, fajin për këtë skandal ua hedh të dyja palëve, edhe EULEX’it edhe avokatëve. Sipas tij, ky mision nuk është dashur t’ia japë mbrojtjes incizimet e plota, derisa mbrojtja është dashur të mos ua japë të akuzuarve materialet.

Krejt faji për publikim të telefonatave mes zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës bie mbi avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Ministrinë e Transportit.

E përveç tyre, një pjesë jo fortë e vogël e fajit e ka edhe vetë misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Është pala mbrojtëse ajo që nuk është dashur t’ua japë klientëve të saj këto materiale, derisa palës mbrojtëse EULEX është dashur t’ia dorëzojë përgjimet në formë të minimizuar (të prerë). Prandaj edhe është shkaktuar skandali i para tri ditësh.

Është ky vlerësimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë, Aleksandër Lumezi.

FIDANISHTJA

Derisa EULEX krejt fajin për publikimit e bisedave telefonike mes Adem Grabovcit, Hashim Thaçit, Vlora Citakut e Sami Lushtakut ua hedh avokatëve të të akuzuarve për aferën korruptive në Ministrinë e Transportit, kryeprokurori i Qarkut e thotë të kundërtën.

Lumezi ka sqaruar të dielën për Gazetën Express se fajin për këtë skandal, siç e quan ai, e kanë të dyja palët, e jo vetëm mbrojtja.

“Përgjimet, të cilat nuk janë në dobi të palës mbrojtëse, është dashur që mos t’u jepen atyre”, ka thënë të dielën Lumezi për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.