Fundamenti

Dy njoftime të rëndësishme nga “Hidromorava” e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vala e nxehtit të madh në muajin e fundit që ka përfshirë vendin tonë si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë që të rritet në masë të madhe kërkesa për furnizim me ujë. KRU “Hidromorava” Gjilan me njësitë e saja në Kamenicë dhe Viti, si dhe në zonat rurale është duke operuar me kapacitet të plotë në 24 orë në fabrikat për trajtimin e ujit në FPU Përlepnicë dhe në të gjitha fabrikat tjera, në mënyrë që furnizimi të jetë i rregullt. Por fatkeqësisht edhe pas përballjes me mungesë të ujit në dy vitet e kaluara si pasojë e thatësisë, shumë qytetarë nuk janë ndërgjegjësuar dhe po e keqpërdorin ujin sidomos me lidhje të paautorizuara.

Njoftimi i parë – Apel – kursejeni ujin!

Kru “Hidromorava” u bënë thirrje konsumatorëve që të kursejnë ujin.
Vala e nxehtit të madh në muajin e fundit që ka përfshirë vendin tonë si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë që të rritet në masë të madhe kërkesa për furnizim me ujë.
KRU “Hidromorava” Gjilan me njësitë e saja në Kamenicë dhe Viti, si dhe në zonat rurale është duke operuar me kapacitet të plotë në 24 orë në fabrikat për trajtimin e ujit në FPU Përlepnicë dhe në të gjitha fabrikat tjera, në mënyrë që furnizimi të jetë i rregullt.
Por fatkeqësisht edhe pas përballjes me mungesë të ujit në dy vitet e kaluara si pasojë e thatësisë, shumë qytetarë nuk janë ndërgjegjësuar dhe po e keqpërdorin ujin sidomos me lidhje të paautorizuara.
Kompania apelon qytetarët që të kursejnë ujin dhe mos ta keqpërdorin, mos ta shfrytëzojnë për:
– Larjen e automjeteve,
– Ujitjen e kopshteve dhe trotuareve,
– Mos i leni rubinetet hapur pa nevojë,
– Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që janë duke u ndërtuar,
– Lajmëroni rrjedhjet në kompani,
Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit
Ekipet kontrolluese të kompanisë kanë filluar inspektimin e lidhjeve të paautorizuara dhe të gjithë ata që identifikohen se janë duke keqpërdorë ujin, lënda e tyre të do të procedohet në Gjykatën Themelore, pasi që çdo kyçje ilegale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Ju lutemi kursejeni ujin!
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:
Mob: 044983071, Tel: 0280326980,
Kujdestaria inaktive : 044719813.
ëëë.kru-hidromorava.com
[email protected]
Ju faleminderit!

Hidromorava

Njoftim rreth cilësisë së ujit

Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se uji i shpërndarë në rrjetin e ujësjellësit prej KRU “Hidromorava” është brenda standardëve të parapara me UA 16/2012 Për Cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.
Trajtimi monitorohet me sistem të avancuar teknologjik, dhe mbikëqyret nga ekipet profesionale të teknologëve dhe inxhinierëve të kompanisë.
Në baza ditore kryhen analizat fiziko-kimike nga laborantët tanë, po ashtu analizat mikrobiologjike bëhen nga IRSHP.
Cilësia e ujit përveç kontrollit nga ekipet e KRU “Hidromorava”, monitorohet edhe nga Instituti Regjional i Shëndetit Publik në Gjilan.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:
Mob: 044983071, Tel: 0280326980,
Kujdestaria inaktive : 044719813.
ëë.kru-hidromorava.com
[email protected]
Ju faleminderit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.