United Hospital

Dy ngjarje tragjike në rajonin e Gjilanit e Kamenicës, një person humb jetën në vendin e punës dhe një tjetër në aksident trafiku

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan/Kamenicë – Dy raste të rënda kanë tronditur rajonin e Anamoravës gjatë 24 orëve të fundit, ku dy persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme, ndërsa organet e hetuesisë kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rasteve.

Në Kamenicë është raportuar për një rast të vdekjes së dyshuar, ku një burrë kosovar ka humbur jetën derisa ishte duke punuar. Sipas informacioneve zyrtare, viktima kishte humbur ndjenjat papritur dhe ishte rrëzuar në tokë. Ai është dërguar me urgjencë në QKMF, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.

ARKATANA

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 28 maj 2026 rreth orës 08:25 dhe në të janë përfshirë dy vetura me targa vendore, të drejtuara nga dy meshkuj kosovarë. Si pasojë e përplasjes, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor në emergjencën e Gjilanit, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi tjetër i automjetit, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të dy rastet, ndërsa këto ngjarje rikthejnë vëmendjen tek siguria në vendin e punës dhe kujdesi në trafik, si dy sfida të vazhdueshme për shoqërinë kosovare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.