Hidromorava

Dy motra shqiptare përplasen me jurinë e “DSDS”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Talent show “Deutschland sucht den Superstar” nuk ka filluar për së mbari sezonin e ri.Protagonistë të natës së parë u bënë dy motra shqiptare, të cilat lanë shije të hidhur në këtë spektakël. Në mungesë talenti për vallëzim, motrat Xheneta dhe Tereza Zeneli u konfrontuan me jurinë, madje anëtaren e jurisë, Mandy Capristo, e bën edhe të qajë.

Me të hyrë në skenë, dy vajzat me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Gjermani kishin vetëbesim të madh, ndoshta edhe të tepruar. Në pyetjen e njërit nga anëtarët e jurisë se më çfarë note e vlerësoni veten nga 1- 10 për këndim dhe vallëzim, ato vlerësuan aftësitë e tyre vokale me notën 8-9, kurse për vallëzim thanë se meritojnë notën 10.

Motrat kishin zgjedhur këngën e Ardian Bujupit

Uji Dea

“Boom Rakatak”, ku së pari vendosen të tregojnë talentin e tyre në vallëzim. Por, vallëzimin që e bën nuk i bindi jurinë, madje pop titani Dieter Bohlen ishte shumë i ashpër ndaj tyre sa që ua tregoi derën e daljes. Pas këtij ballafaqimi, Mandy (ish e dashura e Mësyt Ozil), shkon prapa skenës për t’i qetësuar vajzat, mirëpo ato gjithë zemërimin e shprehin në të. “Ne kemi udhëtuar tri orë për të ardhur deri këtu dhe pritëm 7 orë për t’u prezantuar. Që nga fillimi këtu ishte vetëm mashtrim”, tha njëra nga motrat, teksa iu drejtua anëtares së jurisë, Mandy Capristo: “Ti je aq e zgjuar sa të diskutosh më mua? Unë jam e diplomuar, vijoj studimet, ndërsa ti je veç një ****”, i thotë Tereza.

Paraqitja e dy motrave Zeneli nuk është pritur mirë as nga lexuesit, të cilët kanë reaguar ashpër me komentet e tyre në rrjetet sociale ndaj dy vajzave.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.