Eko Higjiena

Dy milionë kilometra pa patentë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Atergau, 30 maj – Policia e Austrisë ka kapur për të njëzetën herë një turk 24 vjeçar, që voziste pa patentë.

Serhat G., i cili ishte ndaluar për të njëzetën herë jubilare në lokalitetin Sankt Georgen në Atergau, sikur s’ia bën se voziste pa patentë.

“Nuk kam si të shkoj në punë pa makinë”, ishte arsyetuar, duke shtuar se kishte dy fëmijë, borxhe dhe se ishte i detyruar të paguante edhe qira, dhe kishte shtuar se tashmë kishte kaluar dy milionë kilometra në këtë mënyrë.

ARKATANA

Kur e pyetën pse nuk kishte dhënë provimin e shoferit, Serhati ishte arsyetuar se kur kishte pasur 13 vjet kishte goditur me veturë gurin anësor të rrugës dhe për këtë arsye nuk i ishte lejuar të hynte në provim, kur kishte mbushur 17 vjet, kurse tash për shkak të dënimeve për vozitje pa patentë autoritetet nuk e lejojnë.

Për këtë rast Serhatit iu shqiptua dënimi në të holla prej 2.180 euro dhe gjashtë javë burgim.

Ai për shkak të vozitjes pa patentë disa herë ishte dënuar me burgim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.