Fidanishtja

Dy milionë euro nga buxheti i Kosovës për Luginën e Preshevës, vijnë reagimet e para

/ 2 minuta lexim

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten buxhetin për vitin 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës.Kështu u bë e ditur në mbledhjen e së premtes të Qeverisë së Kosovës.“Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro”, tha kryeministri Albin Kurti.

E kjo është ndarje e buxhetit është mirëpritur nga liderët politikë në Luginë.Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën.“Lajm shumë i mirë njoftimi i Kryeministrit i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo në Twitter.

Mobi Casa

E për këtë çështje ka reaguar edhe ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.“Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina🇦🇱 të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës.Mirëpo, pas shumë viteve të anashkaluar në kërkesa, Lugina Preshevës tanimë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës me 2 milionë euro për vitin 2022 nga #QeveriaKurti. Bashkë jemi më të fortë”, shkruan ai.