United Hospital

Dy maturantë në “Don Bosko” fitojnë bursa të UBT-së

/ 2 minuta lexim
HW

Maturantët e Qendrës Social-Edukative “Don Bosko”, në Prishtinë, Arben Cena dhe Don Gecaj, janë fituesit e bursave 50 për qind të studimit për një periudhë trevjeçare në UBT. Këto bursa, ata i kanë fituar me projektin “Student Link”, të prezantuar në aktivitetin “Dita e Shkencës”, e cila gjatë kësaj javë është organizuar dhe mbajtur në ambientet e QSE “Don Bosko”, në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë disa shkolla të mesme të Kosovës.

Në emër të rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, dëshmitë për bursa, studentëve ua ka dhënë dekani në UBT, njëherësh kryetar i Komisionit vlerësues për punime, Muzafer Shala.

Sidoqoftë, të premten, është bërë prezantimi dhe mbrojtja publike e projekteve shkencore, pjesëmarrëse në garë.

HW

Vendin e parë e ka fituar “KKI CONTROLLER” – “Don Bosko”, Prishtinë.

Vendin e dytë “Meta Search & Klonimi i Një Disku” – “Gjin Gazulli”, Prishtinë & Arkitekt Sinani, Mitrovicë, kurse vendin e tretë e ka fituar “Alfabeti i Gjuhës Shqipe” – Kolegji “Don Bosko” – Gjilan.

Kryetari i Komisionit, profesor Shala, ka thënë se përzgjedhja e studentëve që kanë fituar bursë 50 për qind studimi në UBT, është bërë për shkak të idesë dhe realizimit të suksesshëm të projektit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.